Kjo rritje e të papunëve kryesisht i atribuohet rënies sezonale që lidhet në punësimin në hotelieri dhe ndërtimtari .
Në qendrat rajonale të punësimit ( RAV) në fund të tetorit janë regjistruar 133’443 njerëz të papunë, 2371 më shumë se në shtator .
Numri i punëkërkuesve është ngritur në 4795 njerëz në 188’536, raporton Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike ( SECO) .
Kreu i punës në Drejtorinë SECO, Boris Zürcher, ka vlerësuar këtë zhvillim si normal në tregun e punës për sezonin aktual në Zvicër.
” Në mesin e sezonit numri i të papunëve në sektorin e turizmit është zakonisht i lart “, thotë Boris Zürcher.
Nga papunësia janë prekur sidomos kantonet e turizmit Graubünden dhe Valais.
Papunësia e të rinjve raportohet të ketë qenë 3.4 për qind në tetor
Në mesin e të rinjve 15 deri 24 –vjeç, në muajin tetor janë raportuar 19’211 njerëz , 926 më pak se në muajin e kaluar.