Një sërë fotografish kanë qarkulluar në mediet elektronike, ku shihen burra, gra, dhe fëmijë të strehuar nën çadra modeste dhe me kushte higjienike katastrofale pikërisht në qendër të qytetit Perrache.
I shihni këto pamje ekskluzive të realizuara nga ekipi i albinfo.ch, i cili ka shkuar në vendngjarje për të takuar këta njerëz, për të cilët shumë pak flitet. Kush janë ata, nga vinë, si është e mundur që ata të jetojnë në kushte kaq të mjerueshme, tash më katër muaj.
Ekipi i Albinfo.ch ka realizuar një reportazh të gjerë lidhur me këtë temë, i cili u transmetua në emisionin e saj IN&OUT në RTK.