Një ditë pas ngjarjes së tronditi Bazelin dhe Zvicrën, kanë filluar të dalin edhe detajet në lidhje me këtë rast, ku një grua kishte mbytur me thikë djaloshin 7-vjeçar me prejardhje nga Kosova.
Autoritetet po bëjnë dhe ekzaminimin psikik të të moshuarës. Siç shkruan ‘Blick’, pensionistja 75-vjeçare ka qenë nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse, ndërsa raportohet se ka mbi 100 mijë franga borxh, përcjell albinfo.ch.
Prokurorët nuk kanë dhënë shumë detaje, pasi që rasti është duke u hetuar. Dihet se ajo është shtetase zvicerane.
Ajo së paku që nga viti 2008 ka qenë nën kujdestari, ndërsa ka pasur mbi 100 mijë franga borxh. 75-vjeçarja ishte në asistencë, kurse gjithashtu ka pasur një procedurë falimentimi, shkruan tutje albinfo.ch.
Raportohet se deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një banesë, e cila është pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes, derisa më pas nuk dihet se ku ka jetuar.