Haradinaj reagon për vdekjen e djaloshit shqiptar në Bazel
0 Likes0 Share
Kryeministri kosovar ka ngushëlluar familjen nga Kosova për rastin tragjik
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 7 vjeçarit, i cili u vra dje në Bazel të Zvicrës.
“Ndajë dhembjen e madhe dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Mërgimit, 7-vjeçarit të vrarë dje në Basel të Zvicrës. Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju në këto çaste të rënda”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj deri më tani është lideri i vetëm që ka reaguar në lidhje me këtë rast që tronditi Zvicrën.
Një grua 75-vjeçare ka pranuar krimin, derisa motivet ende mbeten të paqarta.