Çdo i katërti i ri i gjinisë mashkullore në Zvicër është me mbipeshë ose me peshë të lartë të rrezikshme për shëndetin. Këtë përfundim e ka nxjerrë një studim nga Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) i publikuar të dielën në gazetën “SonntagsZeitung”.
Ekipi që e ka realizuar studimin ka anketuar më shumë se 300 mijë persona që i nënshtrohen obligimit ushtarak, nga viti 2004 deri në vitin 2012. Gjatë kësaj periudhe ishte rritur numri i të rinjve me mbipeshë për më shumë se 7 për qind. Ndërkaq, vetëm në dy vitet e fundit, shifrat kanë shënuar një stabilizim.
Ky studim është i dyti që merret me mbipeshën pas atij pas atij të publikuar në muajin shtator. Ai bënte fjalë për mbipeshën te nxënësit dhe nxënëset.
Studimi më i ri tregon edhe dallimet në peshën e të rinjve sipas regjioneve ku ata jetojnë. Kështu, personat me detyrim ushtarak që jetojnë në regjionet rreth Liqenit të Gjenevës, Cyrihut dhe Zugut etj. Ndërsa më shumë mbipeshë kanë moshatarët e tyre në komuna dhe regjione rurale. Sidomos kjo vlen për të rinjtë nga regjionet e Zvicrës qendrore, Tesina e epërme dhe pjesë të kantonit Jura.