Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, në njëvjetorin e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin, ka takuar homologun e tij kosovar, Behxhet Pacolli.
Darmanoviq ka deklaruar se demarkacionin nuk e shohin si çështje të hapur dhe se nuk ka pika kontestuese.
Ndërsa ka shtuar se pas dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit duhet ta njohë Kosovën.
“Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme. Në qoftë se mund t’ju ndihmojmë diçka – këtu jemi. Kemi disa brenga për idenë e korrigjimit të kufirit. Nuk është ideja më e mirë, mirëpo nëse është ideja më e mirë për fqinjët tanë, nuk e kemi problem”, ka thënë ai.
Ndërsa, kryediplomati kosovar i ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si të shkëlqyera dhe ka thënë se do të angazhohen për marrëdhënie të mira fqinjësore.