Pronari i një kazinoje në Lipjan është gjetur i vdekur orët e mbrëmjes së sotme.
Policia ka njoftuar se ka marrë informatë rreth orës 21:00 ku më pas kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur një person të gjinisë mashkullore rreth të 30-tave të vdekur brenda lokalit.
Prokurori i rastit, Armend Hamiti tha se një person është i dyshuar por ende nuk është identifikuar.
Sipas prokurorisë, rasti është cilësuar vrasje e cila ka ardhur pas një tentim grabitjeje.