Hendbollistet e Prishtinës do të mbërrijnë në Bazel të shtunën, më 9 nëntor, ndërsa ndeshjen e zhvillojnë të nesërmen më 10 nëntor, në orën 17:00.
Në mediet e Kosovës është shkruar ditëve të fundit se klubi i hendbollisteve nga Pishtina ka pasur telashe rreth përbërjes së ekipit, pasi që një numër i vajzave e kanë braktisur.
Në radhët e skuadrës zvicerane luan edhe kosovarja Flaka Dervishaj (vajza e ish volejbollistit dhe tani trajnerit me nam Bujar Dervishaj), shkruan zeri.info. Në garat e edicionit të kaluar Prishtina kishte eliminuar skuadrën greke GAS Megas Alexandros kurse më pas është mposhtur nga skuadra sllovene Zagorje.
Ekipi nga Prishtina ka këtë përbërje: Admire Tovërlani, Ardita Hoxha, Mimoza Sefedini, Edra Bregovina, Burneta Rama, Fitore Berisha, Njomza Kelmendi, Metihe Salihu, Blerina Haxha, Valbonë Arifi, Aleksandra Zdravevska, Pranvera Ferataj, Simoa Zarevska, Estelle Maitre,
Në sezonin e kaluar, klubi nga Bazeli ia ka dalë për herë të parë të kualifikohet për gara ndërkombëtare. Dhe sprovën e parë në këtë drejtim “Regio Basel” do ta ketë në ndeshjen me klubin e hendbollit të femrave, KHF Prishtina.
Ndeshja do të luhet më 10 nëntor në sallën Rankhofhalle të Bazelit, duke filluar në orën 17.00, bën të ditur klubi zviceran në një njoftim