Policia e Kosovës, në një konferencë për media ka treguar se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjet e fundit në rajonin e Prizrenit.
Sipas policisë, njëri nga të arrestuarit është zyrtar policor dhe ka inicialet S.SH.
Ai është arrestuar për vrasjen e një 30-vjeçari në një lokal të lojërave të fatit në fshatin Reshtan të Suharekës.
Sipas policisë, ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje, por vetëm kanë treguar se zyrtari policor ka qenë klient i rregullt i kësaj kazinoje.
Ndërkaq, në një rast tjetër, një 64-vjeçar është arrestuar për vrasjen e vëllait të tij dhe për plagosjen e një gruaje.
Dyshimet janë se vrasja ka nodhur për çështje pronësore.