Rreth 130 mijë bileta janë shitur ende pa u hapur muzeu për Tutankhamonin.
Muzeu pritet të hapet në kryeqytetin francez, Paris, më 23 mars, ndërsa organizatorët e kësaj ekspozite kanë thënë se interesimi i qytetarëve për të është jashtëzakonisht i madh.
Më shumë se 150 objekte përbëjnë thesarin e Tutankhamonit, që del për herë të parë nga Egjipti.
Parisi është etapa e dytë e itinerarit të kësaj ekspozite, pas Los Anxhelesit. Thesari i faraonit më të famshëm egjiptian do të jetë i hapur deri më 15 shtator.