Ju ftojmë që të merrni pjesë në ligjëratën informative, për migrantët e moshuar dhe të afërmit e tyre, me temën „Kujdesu për shëndetin tuaj në pleqëri“. Një psikologe / një psikolog dhe një ekspert nga fusha e varësisë iu informojnë për temat si në vijim:
- Shëndeti në pleqëri
- Njohuritë mbi shëndetin: Faktorët mbrojtës vetanak dhe fuqizimi i forcave.
- 10 hapa – Këshilla për të prekurit dhe të afërmit e tyre.
- Ku mund të marr mbështetje? Shërbimet këshilluese në kantone.
Njëherazi do të organizojmë për ju një apero me specialitete tradicionale.
Data: 05.04.2019
Koha: 19.00 h deri 21.30 h
Vendi: Infocenter City West, Brunngrabenstrasse 2, 4500 Solothurn
Personi kontaktues
Emri, mbiemri: Lirije Kordic
Tel : 078 690 50 40
Emaili: lirije@gmx.ch
Projekti mbështetet financiarisht nga Promovimi i Shëndetit Zvicër dhe Fondi Kombëtar për Parandalimin e Alkoolit si dhe nga kantonet.