Incidenti ka ndodhur ne qytetin Atlanta në SHBA, derisa kameramani po shkonte për drekë. Ai e la kamerën e shtrenjtë të mbyllur në makinë, shkroi portali TMZ i specializuar për ngjarjet në botën e famës.
Sipas gjetjeve fillestare të policisë, hajnat kanë marrë kamerën në makinën e kameramanit, i cili kishte për të xhiruar nga helikopteri.
Për informacionin që do të çojë në gjetjen e kamerës pason shpërblimi prej pesë mijë dollarëve.
Premiera e pjesës së dytë të filmit “Dumb and Dumber 2″ është planifikuar për vitin e ardhshëm, 2014, njëzet vjet pas premierës së pjesës së parë.
Të dy filmat janë të përkushtuar për aventurat komike nga miqtë e Harry dhe Llojd, të cilat karaktere i interpretojnë Jeff Daniels dhe Jim Carrey