30 ditë paraburgim i janë caktuar shoferit të kamionit, i cili shkaktoi aksidentin në Gjilan.
Përveç kësaj, policia ka arrestuar edhe pronarin e kompanisë së cilës i takonte kamioni, pasi kamioni të cilit i dështoi sistemi i frenimit, nuk kishte regjistrim e as nuk kishte kontrollin teknik që nga gushti i vitit 2017.
Edhe për të, prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 1 muaji.
Pavarësisht se pas aksidentit tragjik u kritikua qasja e mjeteve të mëdha motorike në qendër të qytetit, një gjë e tillë ka ndodhur sërish.
KTV-së i kanë mbërritur fotografi nga shikues, ku vetëm një ditë pas aksidentit, shihen kamionë në përmasa të ngjashme duke qarkulluar në rrethin pranë objektit të Komunës në Gjilan, përcjell albinfo.ch.