Me thirrjet “Rama ik!” anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe LSI-së janë mbledhur në hyrje të Roskovecit, ku dhe kanë djegur goma në shenjë proteste kundër vizitës së kryeministrit Rama.
Në mbështetje të simpatizantëve kanë dalë edhe ish-deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmetaj.
Më pas, protestuesit e Roskovecit u janë bashkuar atyre të Fierit dhe kanë marshuar drejt kryqëzimit të Grecallisë, tek Unaza e Fierit, ku mendohej se do të kalonte kryeministri.