Brenda hapësirës së shteteve që përbëjnë Bashkimin Evropian veprojnë 3600 organizata kriminele ndërkombëtare. Në këtë përfundim ka ardhur magazina prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, e cila u referohet të dhënave nga një komision special i Parlamentit Evropian. Sipas këtyre të dhënave, organizatat e përmendura u shkaktojnë dëme ekonomive respektive marrë së bashku në shuma që kalojnë numrat treshifrorë në miliarda euro.
Më tutje vlerësohet se brenda BE-së punojnë 880 mijë punëtorë skllevër punojnë nën kërbaçin e kriminelëve, thuhet në një raport për vitin 2012 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) të cilit i referohet “Der Spiegel”. Me punë të detyruar ILO kupton secilën trajtë të punës të cilën njerëzit e kryejnë pa vullnet dhe nën kërcënim të ndëshkimit.
Vetëm përmes trafikimit të qenieve njerëzore organizatat e përmendura realizojnë profit prej rreth 25 miliardë erosh në vit, citon “Der Spiegel” deputetin evropian Salvatore Lacolino. Ndërsa përmes Cyber – kriminalitetit realizohet madje një profit prej 290 miliardë eurosh. 18 deri 26 miliardë euro është shuma e parave të fituara nga tregtia me organe të trupit dhe me kafshë të egra.
Ndërsa dëmet që shkaktohen nga korrupsioni në gjithë BE-në, sipas komisionit të përmendura mbërrijnë në 120 miliardë euro në vit.