Një aksident zingjiror trafiku sapo ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, nga i cili raportohet për disa persona të lënduar.
Dëshmitarët të cilët kanë parë nga afër aksidentin, dyshojnë se një kamion, i cili është i përfshirë në këtë aksident, i ka dështuar sistemi i frenimit, ku për pasojë dhe ka goditur disa vetura, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë në Gjilan.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Veç viktimës dhe të lënduarve, nga ky aksident janë përfshirë 20 vetura, ka shtuar Haziri.
https://youtu.be/M3Hdo6D8tOg
© albinfo.ch
© albinfo.ch
©albinfo.ch
©albinfo.ch