Anëtarja më e vogël e familjes Kardashian, vlerësohet se e ngriti vetë të gjithë pasurinë e saj.
Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e vogël në botë në moshën 21-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Sipas listës së miliarderëve të Forbes, Kylie po bën pasurinë nga biznesi i saj më i shitur i kozmetikës. Ylli i televizioneve amerikane themeloi dhe është pronarja e Kylie Cosmetics, biznesi trevjeçar që arriti rreth 360 milionë dollarë shitje vitin e kaluar.
Kylie ia kaloi edhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg i cili u bë miliarder në moshën 23 vjeçare.
“Nuk prisja asgjë. Nuk e parashikova këtë të ardhme. Por ndihem vërtetë mirë”, deklaroi Jenner për Forbes.