Klubi futbollistik shqiptar në Basel “Dardania” ka vizituar gjatë ditës së sotme Kullën e Jasharëve.
Kjo vizitë u bë në kuadër të takimeve që ky klub i pati gjatë qëndrimit në Kosovë.
“Në kuadër të takimeve të shumta që kishim në Kosovë, ishte knaqësi të takojmë edhe vëllain e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bacë Rifat Jasharin.
Falënderojmë Bacën Rifat që na priti në kullën e tij, ishte një takim shumë mikpritës, Baca Rifat na falënderoi për vizitën që bëmë gjithashtu edhe na përgëzoi Klubin FC Dardania për kontributin e dhënë për Sportin në Diasporë. Ishte nder dhe kënaqësi të vizitojmë Familjen e Legjendarit Adem Jashari”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Klubit FC Dardania Basel.

