Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në Superligën zvicerane.
Të shtunën ishte Arlind Ajeti protagonist me një gol dhe një autogol, derisa e diela ka qenë e rezervuar për vëllain e tij, Albian Ajeti, shkruan albinfo.ch.
Baseli mund Thunin 3:1, ku Albiani shënoi për 2:0, duke kaluar edhe portierin kundërshtar.
Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën të plotë për Baselin, derisa Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë.
Zurich pësoi humbje me 0:1 nga Lugano. Hekuran Kryeziu ishte titullar, kurse Benjamin Kololli luajti nga minuta e 46-të për Zurich-un dhe Armando Sadiku titullar deri në minutën e 46-të për Luganon, por asistoi në golin e fitores që e shënoi Gerndt (30′).