Futbollisti i Kosovës, Bersant Celina, po shkëlqen në skuadrën e Swanseas në Premiership.
Ai shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në fitoren 2:0 ndaj Boltonit, përcjell albinfo.ch.
Celina u inkuadrua në fushë në pjesën e dytë të lojës, përkatësisht në minutën e 69-të, teksa shënoi në minutat shtesë të ndeshjes duke vulosur suksesin e për skuadrën e tij.
Në këtë sezon, Celinës i janë besuar minuta të konsiderueshme nga ana e stafit të skuadrës, ndërsa për 22-vjeçarin ky ishte goli i katërt në kampionat, duke shfaqur më së miri cilësitë e tij ofensive.
Forma e mirë e Celinës është një lajmi mirë edhe për Kosovën, pasi është një nga lojtarët më në formë në vitin e fundit.
‘Dardanët’ më 21 mars luajnë miqësore me Danimarkën, derisa katër ditë më pas ndaj Bullgarisë në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=K4Q30ZRBFeo