Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ‘krahu i djathtë’ i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sa i takon shkëmbimit të territoreve.
Haradinaj këto deklarata i bëri në një intervistë në RTK, i cili gjithashtu tha se Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj nuk do të jenë asnjëherë antiamerikanë.
“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve, pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendoj që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë. Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama. Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar, sepse merret në qafë një popull i tërë, sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.