Një ekip zjarrfikësish janë thirrur për një emergjencë të pazakontë në qytetin gjerman Bensheim-Auberbach, me ç’rast është dashur ta shpëtojnë një mi të plotë që kishte ngecur në një kapak kanalizimesh.
Pas një pune prej disa minutash, zjarrfikësit fillimisht kanë hapur kapakun e kanalizimit, pastaj kanë shpëtuar miun.
Tërë këtë ngjarje të pazakontë, zjarrfikësit e kanë incizuar në një video në të cilën shihet miu që lirohet nga kapaku.