Kompania zvicerane “Nestle” është duke menduar për të hequr qafe brendet (markat) që punojnë keq për të përmirësuar portofolin e tyre, raportojnë media zvicerane.
Sipas shefit të Nestle Paul Bulcke, kompania ka përpiluar një listë të kompanish të cilat mund të përmirësojnë performanca e tyre.
“Do të shesim disa nga kompanitë që nuk punojnë mirë. Ne nuk duam të punojmë kot. Tashmë janë bërë listat dhe tani do të ndërmarrim raste konkrete”, tha Bulcke.
“Nestle” muajin e kaluar ka raportuar për rezultate të dobëta të kompanive në këtë sektor, kryesisht për shkak të numrit të madh të brendeve.
Kompania vitin e kaluar kishte gjeneruar të ardhura prej 92.2 miliarda franga zvicerane, ndërsa kapitali i saj në treg arriti në 203.1 miliardë franga.