Konferenca “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani” mbahet në koordinim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë – APIK, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin dhe me Konsullatën në Frankfurt, si dhe Odën Ekonomike Amerikane e Odën Ekonomike Gjermane.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, dhe përfaqësues të bizneseve të diasporës në Gjermani.
„Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është që sa më shumë të promovohen mundësitë e të bërit biznes dhe të investimit në Kosovë, veçanërisht nga pjesëtarët e diasporës, të cilët me vite kanë punuar dhe vepruar në Gjermani“, thuhet në njoftimin e MeD-it.
Konferenca mbahet në qytetin e Këlnit, më 12 tetor 2013, prej orës 13:00 – 19:00.
Barceló Cologne City Center. Adresa: Habsburgerring 9-13 | 50674 Köln.
Konferenca për investime “Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani” mbështetet nga UNDP-ja dhe nga IOM-i.