Policia gjermane u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten në polici nëse
kanë informacione për arin dhe një shumë të madhe parash të braktisur në
stacionin e trenit kryesor në Këln.
Kjo thirrje është bërë nga policia në qytetin perëndimor gjerman në përpjekje
për t’i rënë në gjurmë pronarit të disa kilogramë të arrit dhe një shume të
mëdha parash në euro.
Paratë dhe ari janë gjetur në prill në njërën nga kutitë e stacionit
hekurudhash, e cila është një nga nyjet kryesore hekurudhore në Evropë.
Policia tha se ai lëshoi këtë lajmërim pas të gjitha përpjekjeve për të
involvuar arin e gjetur me një kriminel apo pronarin legjitim.