Punësimi në Greqi u rrit me 1,5% në vitin 2017 (63 000 persona), sipas raportit të publikuar sot nga “Eurostat”.
Rritja me e madhe u regjistrua në rajonin e Greqisë qendrore (+2,8%), e ndjekur nga rajoni i Maqedonisë qendrore (+2,7%).
Ndërsa rënie të punësimit pati në rajonin e Epirit (-0,1%) dhe në ishujt e detit Jon (-0,1%).
Në BE punësimi u rrit në 253 rajone dhe përqindja mesatare ishte me plus 1,6%, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Niveli më i lartë i punësimit u regjistrua në rajonin Majot në Francë (7,7%), ndërsa rënia më e madhe në Bazilika të Italisë (-2,7%).