Ministri i Arsimit i Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBASHK-u, e cila zgjati tri javë.
Sipas vendimit të kësaj ministri: 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019; 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019; dhe 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019, përcjell albinfo.ch.
Mësimdhënësit në Kosovë hynë në grevë në fillim të këtij viti, pasi ishin të pakënaqur me koeficientin në ligjin për paga.