Të paktën pesë vetura, të parkuara në një lagje në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, u shkrumbuan gjatë natës së mbrëmshme.
Dyshimet e para janë se zjarrëvënia është e qëllimshme, pasi dy prej tyre i përkasin një zyrtari të Bashkisë së Vlorës dhe bashkëshortes së tij, shkruajnë mediat shqiptare.
Automjetet e tjera besohet se kanë marrë flakë, pasi ishin të parkuara pranë makinës së Gent Sherifit, drejtor i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Vlorës, dhe së shoqes, përcjell albinfo.ch.
Në vendngjarje janë gjetur shishe benzine, ndërsa policia po punon për të identifikuar autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje, që vitet e fundit ndodh gjithnjë e më shumë në qytetin e Vlorës.