Skip to content

Kantoni Zug, më atraktivi për ekonomi

Në fund të listës është Kantoni Jura, ndërsa po ashtu në zonën nga fundi janë edhe kantonet Graubünden, Neuchatel dhe Wallis

Kantoni i Cug-ut (Zug), është zgjedhur si më atraktivi për ushtrimin e veprimtarive ekonomike. Në përgjithësi kantonet me atraktivitet më të madh në këtë drejtim janë ato të Zvicrës qendrore, ka konstatuar një studim i bankës Credit Suisse. Kantone tjera të këtij regjioni si Schwyz, Nidwalden, Luzern dhe Obwalden kanë zënë vendet nga katër deri në tetë në ranglistë.

Por në vendin e dytë është kantoni më i madh dhe më i fuqishëm i Zvicrës, Cyrihu dhe në të tretin kantoni Baselstadt.   

Mbi mesataren e Zvicrës sa i përket tërheqjes për të ushtruar aktivitete ekonomike janë edhe kantoni Aargau dhe ai i Bernës.

Kriteret në bazë të të cilave është vlerësuar atraktiviteti sipas këtij studimi kanë qenë në radhë të parë taksat e ulëta dhe lidhjet e mira me rrugët e komunikacionit.

Në fund të listës së kantoneve më tërheqëse është Kantoni Jura, ndërsa po ashtu në zonën nga fundi janë edhe kantonet Graubünden, Neuchatel dhe Wallis.