Apple, kompania me të ardhurat dhe fitimet më të larta në botë ka njoftuar se për 3 ditë janë shitur një total prej 9 milionë telefonash të dy modeleve më reja të iPhonave 5s dhe 5C.
“Nëntë milionë iPhone janë shitur në tri ditët e para”, tha drejtori i Apple-s, Tim Cook . “Ky është fillimi më i mirë që kishte iPhone deri më sot” , tha ai.
Apple ka shitur 4 milionë kopje të IPhone 4S ndërsa të iPhone5 kishte shitur 5 milionë kopje po ashtu në të njëjtën periudhë.
Apple nuk ka dhënë statistika për shitjet e veçanta të modelit 5s dhe 5C.
Dy modele – 5S dhe 5C të premten e kaluar janë lëshuar në shitje në mbarë botën. Magazina amerikan “Times” ka njoftuar se në disa shtete të Amerikës modeli 5S është shitur brenda 24 orëve.
Në faqen e Apples çmimi i Iphone 5S (pa kontratë) ishte: për modelin16GB – 649 $, për 32GB – 749 $ dhe për 64GB – 849 $. Për simfree iPhone 5C (pa kontratë) çmimet janë: për modelin 16GB – 549 $ dhe për 32GB 649 $.