Anija kozmike pa pilot, prodhim vendor i Izraelit i quajtur “Beresheet”, u lansua në Hënë nga Baza Hapësinore Cape Canaveral në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Anija kozmike pritet të mbërrijë në Hënë më 11 prill. Anija kozmike e madhe sa një makinë larëse peshon 585 kilogramë.
Brenda saj gjendet një kapsulë e madhe sa një monedhë në të cilën janë ngarkuar qindra dosje dixhitale. Në këto dosje, gjenden simbole kombëtare dhe disa materiale kulturore të Izraelit.
Pasi “Beresheet” mbërrin në sipërfaqen e Hënës, Izraeli do të jetë vendi i katërt pas SHBA-së, Rusisë dhe Kinës e cila ka zbarkuar anije kozmike në Hënë. Kostoja e anijes është 100 milionë dollarë, ndërsa është financuar nga donatorët.