Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për televizionin italian Raineës, shprehet se nuk ka ndërmend të dorëhiqet edhe pas vendimit të opozitës për dorëzimin e mandateve të deputetëve.
Rama ka thënë se komuniteti ndërkombëtar deri tash ka kritikuar vetëm vendimin e opozitës për dorëzimin e mandateve parlamentare.
“Mendoj se është një mbështetje e sensit të mirë që i jepet Shqipërisë dhe jo qeverisjes sime, pasi ky akt mendoj se nuk është bërë kurrë më parë në një sistem demokratik parlamentar ku populli përfaqësohet nga zgjedhësit e tij e zgjedhësit duhet t’i përgjigjen vullnetit të popullit”, ka thënë Rama.
Ramës, opozita proteston nga dëshpërimi pasi e ka të sigurt se nuk fiton dot në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa për raportin e OSBE me dyshimet e 20% të votës së manipuluar në zgjedhjet e fundit, kryeministri Rama përgjigjet se nuk është e vërtetë.