I burgosuri më i moshuar i Zvicrës nuk ja mundur të ngjallë mëshirën e parlamentarëve të Gjenevës për ta liruar nga burgu. Edhe pse 89 vjeçar, i sëmurë nga kanceri i prostatës dhe nga demenca, plaku i dënuar para tri viteve me dhjetë vjet burg për përdhunimin e të bijës së adoptuar, duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit.
Faji i tij është tepër i rëndë, kanë vlerësuar deputetët, duke konfirmuar kështu qëndrimin e komisionit të krijuar ad-hoc.
Po ky parlament kishte hedhur poshtë edhe në prill të vitit 2012 lutjen për mëshirë dhe për ndërprerje të vuajtjes së dënimit që kishte bërë plaku.
Gjykata e përmbarimit kishte pranuar këtë kërkesë. Mirëpo vendimi i saj ishte anuluar nga dhoma e ankesave, kështu që rasti tash i ka kaluar në shqyrtim Gjykatës Federale.