Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka konfirmuar se ka marrë vendimet e duhura që të miratohet sa më shpejt vendimi për të rritur praninë ushtarake amerikane në Poloni, njoftoi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz.
Ministri i Jashtëm polak kishte zhvilluar dje një bisedë telefonike me kreun amerikan të diplomacisë.
Mike Pompeo tha se bisedimet për këtë çështje po zhvillohen në nivelin e ministrive të mbrojtjes kombëtare, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Ne duam që kjo prani të jetë kuptimplotë dhe e rëndësishme, si dhe që ne të kemi një vend të rëndësishëm në agjendën amerikane”, tha Czaputowicz.