Dy nxënës të një shkolle të mesme kaluan tre vjet e gjysmë për të realizuar 150,000 fotografi. Qëllimi i tyre ishte prezantimi i bukurisë së qytetit Fuzhou, në lindje të Kinës.
Të dy gjimnazistët, Cai Yinlin dhe Chen Zirong, shfrytëzuan një dron për t’i bërë fotografitë. Më pas, ata realizuan një videoklip, i cili u shpërnda shumë online, përcjell albinfo.ch.
“Ne nuk planifikuam të bëhemi ekip. Ne thjesht kemi ide të ngjashme për fotografitë”, tha Cai. Ata udhëtuan më shumë se 8,000 kilometra në 6 rajone për këtë projekt. E, pasionin e tyre për fotografinë do ta paraqesin në një projekt të ardhshëm me kamerë.
“Fuzhou është qytet i madh. Ka shumë vende që ende nuk kam qenë. Do të vazhdoj të bëj fotografi të peizazhit të mrekullueshëm natyror”, ka shtuar gjimnazisti Cai.