Komuna kishte menduar të vendoste gunga artificiale për t’i detyruar shoferët të ulnin shpejtësinë, por më pas ka ndryshuar mendimin.
Kështu drejtuesit e Komunës së Villotran kanë blerë qindra rosa, të cilat do të lejohen të lëvizin lirisht nëpër rrugë. Ndërkohë nëpër rrugë do të vendosen tabela që do të paralajmërojnë praninë e shpendëve në rrugë.
Lajmi, i cili po bënte xhiron e botës në internet, ka ngjallur jo pak reagime. Ka mjaft skeptikë që mendojnë se shoferët e papërgjegjshëm nuk do të ”druhen” nga prania e patave në rrugë dhe do t’i shtypin ato.