Magazina e biznesit “ECO” ka publikuar një studim, ku thuhet se përqindja e të huajve që kanë themeluar kompani në Zvicër që nga viti 2000 është rritur ndjeshëm nga 22 në 40 për qind këtë vit.
Do të thotë që 4 nga 10 kompani janë krijuar nga jozviceranët. Proporcioni i të gjithë të huajve që banojnë në këtë vend është shumë më pak i fuqishëm në rritje me të njëjtën periudhë kohore nga 20 deri në 23 për qind.
Beat Schillig nga Instituti i St Gallenit për sipërmarrësit e rinj “IFJ” thotë të jenë disa arsye për këtë zhvillim.
“Për një kohë të krizës në Eurozonë shumë sipërmarrës nga jashtë Zvicrës kanë themeluar firma. Së dyti, tregu i punës është arsyeja tjetër. Zvicra ka më pak njerëz të papunë në krahasim me vendet fqinje, ku papunësia është e lartë. Ne kemi një emigracion në përputhje me rrethanat”, thotë Schillig.
Të huajt kanë krijuar 75% të firmave të reja “Start- UPS” të teknologjisë së lartë.
Sa i përket prejardhjes së emigrantëve, gjermanët kanë zënë vendin e parë në krijimin e firmave të reja në Zvicër. Në vitin 2000 statistikat tregonin se ishte 2 për qind e italianëve dhe të ardhurve nga vendet e ish-Jugosllavisë që krijuan firma të reja. Këta të fundit tashmë figurojnë me 7 për qind në grupin e të gjitha firmave të reja.