Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e quan zhvillim të padëshiruar përshkallëzimin e protestave të opozitës dhe ka bërë thirrje për reflektim dhe qasje tjetër.
Në një intervistë dhënë dje për “Deutsche Welle”, Meta vlerëson se çdo veprim ekstrem nuk i shërben demokracisë, përcjell albinfo.ch.
Kreu i shtetit ndodhej në Berlin, ku pati dhe një takim me Presidentin e Gjermanisë, Steinmeier. “Është e rëndësishme që çdo protestë të jetë paqësore dhe ata të cilët i organizojnë, të marrin të gjitha përgjegjësitë e tyre, ashtu sikurse është e turpshme që protestat të provokohen për çdo lloj arsye”, ka thënë Meta.