Skip to content

Kosova pritet të hapë ambasada edhe në katër shtete

Brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi nga Ministrisa e Punëve të Jashtme e Kosovës, gjatë 2019-s do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës. “Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së […]

Brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ambasada të reja në katër shtete. Sipas një njoftimi nga Ministrisa e Punëve të Jashtme e Kosovës, gjatë 2019-s do të hapen ambasadat në Mbretërinë e Tajlandës, në Republikën Popullore të Bangaldeshit, në Republikën e Kolumbisë dhe Republikën e Ganës.

“Në vitin e njëmbëdhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur, sovran dhe i mirë integruar në komunitetin ndërkombëtar të shteteve, Republika e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe të përforcojë rrjetin e saj diplomatik në disa kontinente”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, përcjell albinfo.ch.

Sipas këtij njoftimi, nëpërmjet këtyre misioneve të reja diplomatike, MPJ-ja synon të mbulojë edhe disa shtete të tjera nëpërmjet akreditimeve jorezidente, me qëllimin e zgjerimit të bashkëpunimit dhe vendosjes së partneriteteve sipas interesave të përbashkëta.

“Ministria e Punëve të Jashtme tashmë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për procedurat respektive, që ndërlidhen me hapjen dhe funksionalizimin e plotë të këtyre ambasadave”, thuhet në njoftim.