Punëtorja sociale Adeline M., e angazhuar për të bërë terapinë e një të burgosuri për përdhunim në Gjenevë, është gjetur e vdekur në mbrëmjen e të enjtes. Po këtë ditë, në mëngjes i burgosuri i përmendur dhe punëtorja sociale ishin zhdukur pa gjurmë.
Policia, siç shkruan “Tribune de Geneve” ka gjetur kufomën e mbështjellë në një thes, diku në një pyll afër Gjenevës.
Zhdukja e terapeutes sociale së bashku me kriminelin kishte shqetësuar me të drejtë opinionin zviceran. I dënuari 39 vjeçar po mbante një dënim prej dhjetë vitesh burg. Së fundi ai ndodhej në Qendrën për Terapi Sociale La Pâquerette në Gjenevë. Ata duhej të ktheheshin në orën 11 të paradites në qendër. Pasi nuk ishin kthyer, ka filluar hulumtimi për ë gjetur veturën Citroë Berlingo, me të cilin kishin qenë ata.
Ajo që duket e habitshme me këtë rast është se asnjë polic nuk ishte në përcjellje të të dyve. Fakti se sërish edhe një i burgosur për dhunim kryen një krim gjatë kohës sa ndodhej në pushim, ngjall kujtimin rastit Marie, me ç`rast një dhunues serik kishte vrarë një vajzë në momentin kur ishte liruar përkohësisht.