Komisioni i BE-së ka rënë dakord për të vendosur rregulla të reja në tregun e telekomunikacionit.
Tashmë është propozuar heqja e tarifave shtesë për thirrjet “Roaming” të telefonisë mobile në të gjitha vende evropiane.
José Manuel Barroso ka mbrojtur planin e BE-së, me gjithë kundërshtimet e industrisë së telekomunikacionit.
Plani tani është në pritje të miratimit edhe nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian.
Kompanitë e telekomunikacionit duhet t’i përmbahen këtij plani nga korriku i 2016-ës, duke i hequr gradualisht tarifat shtesë për thirrjet “Roaming” në tërë Evropën.