Dy persona janë vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.
Mediat në Tiranë raportojnë se janë dëgjuar dhjetëra krisma armësh, përcjell albinfo.ch.
Sipas banorëve, janë qëlluar më shumë se 2 karikatorë me fishekë. Ende nuk ka informacione në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pranë Ujit të Ftohtë në qytetin bregdetar.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. Forcat policore kanë ngritur postblloqe në disa pika kryesore të qytetit për kapjen e autorëve.