Firmat e sigurimit të cilat kanë selitë e tyre në Zvicër por veprojnë jashtë saj, duhet t`u nënshtrohen kontrolleve më rigoroze ndërsa firmat që rekrutojnë mercenarë, nuk kanë kanë të drejtë të operojnë nga Zvicra.
Dhoma Nacionale e Parlamnetit të Zvicrës ka miratuar të martën ligjin përkatës por , vetëm pasi që atë e ka zbutur në piakt më kryesore. Ministrja drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka apeluar disa herë te deputetët që të mos e zbusin ligjin në fjalë por thirrjet e saj janë shpërfillur.
Ligji në mënyrë eksplicite ndalon punësimin jashtë vendit të mercenarëve të cilët marrin pjesë në ndonjë konflikt të armatosur. Por ligji po ashtu rregullon edhe çështjet e angazhimit të personelit të sigurimit në përfaqësitë diplomatike të Zvicrës jashtë vendit.
Ligji, pas miratimit nga Dhoma Nacionale do t`i kaloje për miratim edhe Dhomës së kantoneve.