Protesta masive e opozitës në Tiranë ka eskaluar. Policia ka hedhë gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve të cilët tentuan të futën në ndërtesën e kryeministrisë.
Kjo ka bërë që protestuesit të alivanosen dhe disa prej tyre janë shembur për tokë, duke humbur vetëdijen. Deri më tani raportohet për 6 të lënduar.
Përveç gazit lotsjellës, policia ka hedhur edhe ujë drejt protestuesve.
Në anën tjetër hapjen e kordonit policor, Lulzim Basha e ka quajtur plan të Ramës për nxitje të dhunës.
E, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, reagoi pasi protesta e opozitës u përshkallëzua me sulm të dhunshëm drejt kryeministrisë.
Meta tha se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në protestë, ndërsa i bëri thirrje opozitës për vetëpërmbajtje dhe evitim të dhunës.