Shtyllat prej druri masiv dominojnë në brendinë e ndërtesës së re. Fasadat janë bërë tërësisht prej xhami, në mënyrë që drita të depërtojë në të gjitha dhomat e ndërtesës.
Brenda shtyllat të kujtojnë një tempull japonez.
Struktura e një ndërtese të re të zyrës së grupit mediatik “Tamedia” në Cyrih është vepër teknologjike dhe fryt i një bashkëpunimi mes arkitektit japonez Shigeru Ban dhe inxhinierëve zviceranë.
Arkitektët kishin për detyrë të përmbushnin tri kritere, të cilat i pretendonte “Tamedia”: krijimin e një atmosfere të këndshme pune, qëndrueshmërinë dhe kontrollin e kostos, raporton swissinfo.
Për këtë projekt është përdorur material i përsosur ndërtimi prej druri, thotë Shigeru Ban.