Gjatë muajit gusht raportohet se mallrat dhe shërbimet kanë zbritur për 0.1 për qind.
Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka llogaritur që indeksi i çmimeve të konsumit ka arritur nivelin e 98.9 pikëve. Kështu, niveli i çmimeve u rrit me 1.1 për qind krahasuar me çmimet e fundit të vitit 2010.
Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, norma e inflacionit ishte 0.0 për qind në muajin gusht.
Arsyeja për rënien e indeksit nacional në gusht në krahasim me muajin korrik, sipas statistikave të Zyrës Federale., janë në veçanti reduktimet sezonale të çmimeve për fruta dhe perime, si dhe shitja e rrobave të verës.
Çmimet e mallrave vendëse mbeten të pandryshuara nga muaji i kaluar, ndërsa ato të mallrave të importuara shënuan rënie me 0.3 për qind.