Janë shënuar 13 viktima nga aksidenti i një autobusi, i cili ishte i mbushur me udhëtarë.
Sipas mediave maqedonase, 13 kanë vdekur, ndërsa 40 të tjerë janë shtruar në spitalet e Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup- Tetovë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për media ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa ka shtuar se autobusi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.