Policia në Gjilan njofton se ka arrestuar një person i cili ka detyruar dhunshëm bashkëshorten e tij ta abortojë. Sipas policisë viktima ishte shtatzënë prej pesë muajve.
“Është arrestuar i dyshuari i cili me anë të presionit, shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes ka detyruar bashkëshorten e tij të abortoj fëmijën e saj me të cilin viktima ishte shtatzënë. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokuronit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.