Në vitin 2012 Rita Ora mori vëmendje ndërkombëtare, duke ndryshuar tërësisht jetën.
“Hot Right Now” titullohet kënga që këngëtarja 28-vjeçare me origjinë shqiptare solli në bashkëpunim me DJ Fresh dhe u rendit në toplistat muzikore. Kjo këngë ka arritur gati 70 milionë klikime në YouTube.
Me anë të një postimi në Instagram Story, ajo ka risjellë në vëmendjen e fansave projektin muzikor, duke treguar se po feston 7-vjetorin e famës, shkruan oranews, përcjell albinfo.ch.
“Gëzuar ditëlindjen për këngën që ndryshoi jetën time! Sot para 7 vjetësh”, ka shkruar ajo.
