Qeveria spanjolle të mërkurën pritet të mos mund ta votojë buxhetin në Parlament.
Kryeministri Pedo Sanchez ka në plan të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, njoftuan burime shtetërore, shkruan Reuters.
Sipas njoftimeve, data e zgjedhjeve të parakohshme nuk është vendosur ende, por 14 prilli vlerësohet si datë e mundshme. Kryeministri Sanchez dëshiron që votimi të ndodhë shpejt, në mënyrë që të mobilizojë elektoratin e majtë nga “rreziku” i ardhjes së të djathtëve në qeveri, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Votimi i buxhetit në masë të madhe varet nga partitë katalane, pro pavarësisë, të cilat deri tani kanë thënë se do ta kundërshtojnë atë. Por, partitë mund të ndryshojnë teorikisht mendjen e tyre deri në minutën e fundit.